Aktualitet

Lëndë narkotike, dhunë dhe sherr mes të rinjsh! 8 të arrestuar në Tiranë

Në mesin e personave të ndaluar janë dhe të rinj që kanë dhunuar një person.

30 Gusht 2022, 11:18 Nga A.B
Lëndë narkotike, dhunë dhe sherr mes të rinjsh! 8 të
Policia

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Personat e ndaluar kanë kryer vepra penale si: përdorim lënde narkotike, kokainë dhe ndhunë. Në mesin e personave të ndaluar janë dhe të rinj që kanë dhunuar një person.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- K. M., 36 vjeç, L. N., 32 vjeç dhe R. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;

- L. N., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin Argent Hodaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin F. H. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. M., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 19 vjeç, K. R., 18 vjeç, A. D., 19 vjeç dhe E. Ç., 19 vjeç, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. B., 27 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arresim ne tirane tirane

Sondazh

Poll