Bota

Kolumbi/ Momente nga shembja e pallatit të Pablo Escobar

23 Shkurt 2019, 15:15 Nga DOSJA
Kolumbi/ Momente nga shembja e pallatit të Pablo Escobar

Bogota– Pas vendimit të marrë nga zyrtarët e shtetit mbi shkatërrimin e pallatit ku ka jetuar Escobar, mëngjesi i sotëm e gjeti qytetin mes pluhurit dhe betonit të shkatërruar. Pallati “Monako”, ku Escobar jetoi në vitet 1980, ishte një simbol i të keqes, sipas kryetarit të bashkisë, Federico Gutierrez.

Gutierrez tregoi se ndërtesa 8-katëshe ishte bërë një destinacion për turistët që ishin të interesuar të mësonin më tepër rreth jetesës së Pablo Escobar.

Video nga momenti i shpërthimit të pallatit të Escobar-it.

Escobar u vra në dhjetor 1993 në një operacion të përbashkët të forcave kolumbiane dhe ato amerikane. Është planifikuar që në zonën ku ndodhej godina të ndërtohet një park dhe muze memorie mbi historinë e drogës në vitet ’80 në Kolumbi. Godina në vitin 1990 u shpronësua nga Kolumbia dhe u përdor si hapsirë shtesë për zyrat e prokurorisë së përgjithshme të qytetit.

Burimi: Reuters

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bogota kolumbi pablo escobar pallati i escobar shkaterrohet bogota kolumbi pablo escobar pallati i escobar shkaterrohet

Sondazh

Poll