Bota

Marrëveshja tregtare me Kinës, Trump: Negociatat në rrugën e duhur, jemi pranë një zgjidhjeje

23 Shkurt 2019, 13:03 Nga DOSJA
Marrëveshja tregtare me Kinës, Trump: Negociatat në rrugën e

SHBA– Presidenti Donald Trump u shpreh optimist lidhur me një marrëveshje tregtare të mundshme me Kinën pas takimit me zëvendëskryeministrin kinez Liu He.

“Unë mendoj se ne të dy mendojmë se ka një shans shumë të mirë që marrëveshja do të ndodhë. Grupi i negociatorëve ka përparuar shumë”, tha Trump.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shprehu gjithashtu optimizëm.

“Ne besojmë se një marrëveshje mes palëve ka shumë gjasa që të ndodhë. Pala kineze është e gatshme të bëjë maksimumin.”

Uashingtoni dhe Pekini janë të angazhuar në negociata për të lehtësuar tensionet tregtare mes tyre. Kjo pasi SHBA-të vendosën rritjen e tarifave mbi 200 miliardë dollarë ndaj importeve kineze.

Tashmë dy vendet po punojnë për të arritur marrëveshje në gjashtë fusha të ndryshem por që ende ekzistojnë boshllëqe për çështje të caktuara.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kine liu he marreveshja shba-kine shba donald trump kine liu he marreveshja shba-kine shba

Sondazh

Poll