Politike

VD/ Safet Gjici: Njerëzit ikin nga Kukësi por qyteti nuk shpopullohet, ka njerëz pafund

Kryebashkiaku u shpreh se kryesisht ata që janë larguar nga Kukësi, janë shpërngulut në Tiranë për të punuar dhe kanë hapur biznese.

27 Gusht 2022, 23:32 Nga F.M
VD/ Safet Gjici: Njerëzit ikin nga Kukësi por qyteti nuk shpopullohet,
Safet Gjici

KUKËS- Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit tha se largimet nga Kukësi nuk mund të frenohen me dhunë, por që nuk bëhet fjalë për shpopullim të vendit. Në një intervistë për EuroNeës, Gjici tha se shpopullim do të thotë të mos mbetet asnjë person në zonë, ndërsa shtoi se në Kukës ‘ka njerëz pafund’.

Kryebashkiaku u shpreh se kryesisht ata që janë larguar nga Kukësi, janë shpërngulut në Tiranë për të punuar dhe kanë hapur biznese.

“Nuk mund të ndalojmë njerëzit me dhunë, kai k ajo punë. Po jo mor, ç’a shpopullimi, ky është term që e përdorin ata që nuk kanë bërë asgjë prej 30 vitesh. Është gjë shumë e rëndë, të gjitha vendet si ne, lëvizin lirshëm, kështu që unë pot ë them që nuk flet dot për shpopullim. Shpopullim do të thotë të ikin të gjithë e të mos ngelet njeri. Në Kukës ka njerëz pafudn, ka pafund. Ndoshta situata nuk është aty ku duhet, sigurisht që jo. Por ne do të punojmë që situate të përmirësohet, ne punojmë dhe krijojmë mundësira. Po patjetër që lëvizje do të ketë. Unë besoj që politika që po ndjekim, unë besoj që të rinjtë do ta shikojnë si do të ndryshojë situate. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë ta shohin të ardhmen në Kukës apo në Shqipëri. Ka njerëz që kanë ikur nga Kukësi, por kanë ardhur në Tiranë, kanë hapur aty biznese. Ka lëvizje brenda Shqipërisë, por edhe jashtë,”- tha Gjici.

 

safet gjici

Sondazh

Poll