Politike

VD-Pas kritikave të shumta, Rama bën DALLIMIN: Gega mori 'Kordonin e madh', Marku 'Yllin e Madh'

Luiza Gega mori kordonin e madh ndërsa kampioni i boksit u nderua me 'Yllin e Madh', i cili u jepet disa nga personaliteteve më të rëndësishme në vend. 

27 Gusht 2022, 11:24 Nga A.B
VD-Pas kritikave të shumta, Rama bën DALLIMIN: Gega mori
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri dallimin ditën e sotme mes ndarjes së medaljeve që iu janë dhënë sportistëve, Luiza Gegës e Florian Markut. Gjatë ceremonisë së nderimit të këtij të fundit, Rama tha se dy organizimet kanë dallim nga njëra tjetra. Luiza Gega mori kordonin e madh ndërsa kampioni i boksit u nderua me 'Yllin e Madh', i cili u jepet disa nga personaliteteve më të rëndësishme në vend. 

'Suksesi i Florianit është kuq e zi, në aspekin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. E kemi nderuar Luizën me kordonin e madh. U takon krerëve të shteteve, Luiza mori kordonin e madh, është bashkë me Angela Merkel e shumë të tjerë. Pas kordonit, vjen ylli i madh, është vlerësim që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, kur u kemi dhënë lamtumirën, sot po e bëjmë për një ambasador të Shqipërisë, që e ka prejardhjen në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja. Gjyshi i përket Komunitetit të Shqiptarëve të Kosovës'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll