Politike

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: Dialogu do sjellë njohjen reciproke midis dy shteteve

Meta shkruan se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme.

27 Gusht 2022, 19:53 Nga DOSJA
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: Dialogu do sjellë njohjen
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme. Ai shton se duhet se në thelb duhet  të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

“I mirëpritur dhe pozitiv lajmi i dhënë sot nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell sipas të cilit "Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”. Partia e Lirisë beson se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA, si dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve,”- shkruan Meta.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

ilir meta marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll