Politike

Nisi hetimet për Metën, SPAK kërkon informacione dhe në Qipro

27 Gusht 2022, 22:56 Nga F.M
Nisi hetimet për Metën, SPAK kërkon informacione dhe në
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të kërkojë edhe në Qipro informacion për Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin nisi hetimet pak ditë më parë. SPAK me anë të letër porosive do të kërkojë në Qipro për kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis. Sipas kallëzuesit, ish-deputeti Halit Valteri, kjo është kompania e përdorur nga Meta për transferimin e 700 mijë dollarëve për lobing në SHBA.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë. Hetimet nisën pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit.

Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll