Politike

Bordi rriti sërish naftën, Vasili: O komunista, në Mal të Zi shitet me 170 lekë litri, hajdutë rilindas

Konkretisht në Malin e Zi nafta shitet me 170 lekë litri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me 186.

27 Gusht 2022, 17:05 Nga F.M
Bordi rriti sërish naftën, Vasili: O komunista, në Mal të Zi
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili kërkon që Bordi i Transparencës të ulë çmimin e naftës që në Shqipëri ka shkuar në 248 lekë për litër. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, në vendet e tjera të rajonit, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, çmimi po shkon drejt uljes. Konkretisht në Malin e Zi nafta shitet me 170 lekë litri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me 186.

“O Bordi komunist, boll vodhet, ulni çmimin e Naftes si në Mal te Zi e Maqedoni! Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftes duke e çuar ne 248 lek litrin! Po sot ne Mal te Zi cmimi eshte 170 lek litri. Ndersa ne Maqedoni cmimi eshte 186 leke litri. Hajdute rilindas boll dolet pa pike turpi dhe justifikoni çmimin e naftes. Lerini çfaqjet rrugeve dhe propaganden idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia jane pasqyra e hajduterise tuaj te padegjuar,”- shkruan Vasili.

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nafta do të shitet me 248 Lekë/litër nga 239 Lekë që është aktualisht. Benzina do të shitet me 201 Lekë/litër, nga 205 Lekë/litër. Ndërsa gazi do të shitet me 79 Lekë/litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës.

cmimi i naftes ne shqiperi rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll