Politike

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj: Vlerësim për dialogun që sjell rezultate

Ai shpreh vlerësim për dialogun që sjell rezultate.

27 Gusht 2022, 20:18 Nga F.M
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj: Vlerësim për
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, begaj shkruah se kjo marrëveshje lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai shpreh vlerësim për dialogun që sjell rezultate.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA,”- shkruan Begaj.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

bajram begaj kosove-serbi marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll