Politike

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Lajm i bukur, çojeni dialogun në tjetër nivel

Sipas Ramës, nuk duhet humbur kohë dhe energji për të arritur gjëra kaq të logjikshme si sot.

27 Gusht 2022, 19:34 Nga F.M
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Lajm i bukur, çojeni dialogun
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën e Serbinë për marrëveshjen e arritur sot në lidhje me dokumentet e identifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky dialog mes ketyre dy vendeve nuk duhet të mbetet me kaq, por duhet të avancojë në hapa të tjerë. Sipas Ramës, nuk duhet humbur kohë dhe energji për të arritur gjëra kaq të logjikshme si sot.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot,”- shkruan Rama.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

edi rama

Sondazh

Poll