Politike

VD-Fitorja e Markut, Veliaj: Zgjodhi Tiranën për të triumfuar, ka punuar shumë

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se fitorja e Markut nuk është vetëm çështje fati, por do mund dhe djersë. 

27 Gusht 2022, 12:07 Nga I.A
VD-Fitorja e Markut, Veliaj: Zgjodhi Tiranën për të triumfuar, ka
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar gjatë ceremonisë së nderimit të Florian Markut, se ai zgjodhi Tiranën për të triumfuar. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se fitorja e Markut nuk është vetëm çështje fati, por do mund dhe djersë.

“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyres se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, u shpreh Veliaj.

Florian Marku është shpallur kampion për titullin WBC Silver. Dy ditë më parë, në stadiumin 'Air Albania', boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde, me boksierin shqiptar që e fitoi me pikë.

erion veliaj florian marku

Sondazh

Poll