Bota

Vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, shefi i policisë japoneze jep dorëheqjen

Shefi i Agjencisë Kombëtare të Policisë së Japonisë, Itaru Nakamura dorëzoi dorëheqjen të enjten, pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

25 Gusht 2022, 10:46 Nga s.s
Vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, shefi i policisë japoneze jep
Itaru Nakamura dhe Shinzo Abe

JAPONI- Shefi i Agjencisë Kombëtare të Policisë së Japonisë, Itaru Nakamura dorëzoi dorëheqjen të enjten, duke marrë përgjegjësinë për dështimin në sigurinë e ish-kryeministrit Shinzo Abe pas vrasjes së tij më 8 korrik gjatë një mitingu në rrugë në qytetin e Nara.

“Ne kemi vendosur të shkundim personelin tonë dhe të fillojmë nga e para me detyrat tona të sigurisë, dhe kjo është arsyeja pse unë i paraqita dorëheqjen time Komisionit Kombëtar të Sigurisë Publike sot”, tha ai.

Dorëheqja e Nakamura u njoftua në një konferencë për shtyp gjatë prezantimit të një raporti mbi sigurinë e vendosur gjatë tubimit zgjedhor ku Abe u qëllua dy herë nga një individ që mbante një armë zjarri të bërë në shtëpi, raporton lemonde.fr.

“Kishte mangësi në planet e sigurisë dhe vlerësimet e rrezikut mbi të cilat ato bazoheshin, dhe direktivat nga komandanti në terren ishin të pamjaftueshme. Rrënja e këtij problemi qëndron në kufizimet e sistemit aktual, i cili ka vite që ekziston, dhe ku policia lokale mban përgjegjësinë e vetme për ofrimin e sigurisë”, u tha Itaru Nakamura gazetarëve.

Shinzo Abe u qëllua dhe u vra gjatë një takimi elektoral më 8 korrik në rajonin Nara. Vrasësi i tij u ndalua në vendngjarje dhe besohet se kishte shënjestruar Abe-n sepse mendonte se ishte i lidhur me Kishën e Unifikimit.

qellohet shinzo abe itaru nakamura

Sondazh

Poll