Bota

Biden pritet të bisedojë me Zelensky pas njoftimit të një pakete 3 miliardë dollarësh për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të flasë me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, pas njoftimit të një pakete prej 3 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën.

25 Gusht 2022, 09:04 Nga s.s
Biden pritet të bisedojë me Zelensky pas njoftimit të një
Zelensky dhe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të flasë me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, pas njoftimit të një pakete prej 3 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton The Guardian.

John Kirby, koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se SHBA-ja do të vazhdojë “të grumbullojë botën e lirë” dhe “të galvanizojë aleatët dhe partnerët” për të mbështetur Ukrainën ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka shënuar 6 muaj.

Ai tha se telefonata midis Biden dhe Zelensky do të rikonfirmonte këto angazhime dhe gjithashtu do t’i siguronte presidentit ukrainas një përditësim mbi dërgesat e armëve amerikane dhe do ta uronte atë për ditën e pavarësisë së Ukrainës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti mezi po e pret këtë disktutim", tha Kirby, duke shtuar se Biden nuk kishte plane për të vizituar Kievin.

shba joe biden zelensky ukraine

Sondazh

Poll