Bota

Fat i keq! 36-vjeçari në Itali rezulton pozitiv me Covid, HIV dhe linë e majmunit

36-vjeçari përjetoi simptoma të shumta: ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke, lodhje dhe një inflamacion të zonës së ijeve.

25 Gusht 2022, 09:24 Nga A.B
Fat i keq! 36-vjeçari në Itali rezulton pozitiv me Covid, HIV dhe
Test

ITALI- Një person ka rezultuar pozitiv me linë e majmunit, Covid dhe HIV në të njëjtën kohë. Ky person i cili është infekuar me të treja këto infeksione, është një 36-vjeçar, me origjinë nga Siçilia dhe i kthyer nga një udhëtim në Spanjë.

36-vjeçari përjetoi simptoma të shumta: ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke, lodhje dhe një inflamacion të zonës së ijeve.

Rastin e publikuan studiuesit e Universitetit dhe Poliklinikës Rodolico, San Marco të Katanias, së bashku me kolegët nga Poliklinika Giaccone e Palermos, në një artikull në "Journal of Infection".

“Duke qenë se ky është i vetmi rast i raportuar i bashkëinfektimit me virusin e lisë së majmunit, Sars-CoV-2 dhe HIV – shpjegojnë studiuesit – nuk ka ende prova të mjaftueshme për të mbështetur faktin se ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit”.

Në Spanjë, burri u tha mjekëve se kishte pasur seks të pambrojtur me burra të tjerë./TGCOM

hiv lija e majmunit covid

Sondazh

Poll