Bota

VIDEO/ Përshihet nga flakët një prej motorët e avionit, fluturimi me destinacion LA bën ulje urgjente në Meksikë

Një fluturim i kompanisë ajrore Viva Aerobus nga Guadalajara, Meksikë, rrugës për në Los Anxhelos, u devijua pas një defekti që shkaktoi shkëndija zjarri një prej motorëve të tij.

25 Gusht 2022, 09:44 Nga s.s
VIDEO/ Përshihet nga flakët një prej motorët e avionit,
Avioni që u përfshi në flakë

MEKSIKË- Një fluturim i kompanisë ajrore Viva Aerobus nga Guadalajara, Meksikë, rrugës për në Los Anxhelos, u devijua pas një defekti që shkaktoi shkëndija zjarri një prej motorëve të tij më 23 gusht.

Videoja e regjistruar nga një stjuardeze Kimberly Garcia gjatë fluturimit VB518 ku shihen shkëndija zjarri nga motori i djathtë i avionit. Për Storyful ajo tha se dëgjoi fillimisht një shpërthim të fortë rreth dhjetë minuta pas fluturimit, raporton uk.news.yahoo.


Garcia tha: "Të gjithë filluan të panikosen. Dëgjoheshin britma, të qara dhe njerëz që luten. Na u desh të shtypnim butonin e urgjencës 6 herë përpara se të tërhiqnim vëmendjen e ekuipazhit të fluturimit, sepse ata ende nuk kishin komunikuar asgjë në altoparlantin që e kanë të lidhur me ne”.

Kompania ajrore Viva Aerobus konfirmoi në një intervistë në Storyful se incidenti ndodhi disa minuta pasi fluturimi u ngrit në orën 22:03, me orën lokale, duke thënë: "Kishte një defekt në lidhje me motorin numër dy, i cili shkaktoi daljen e shkëndijave për shkak të fërkimit të metalit. Ekuipazhi u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Guadalajara, duke bërë një ulje të suksesshme në orën 22:45, duke konfirmuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve në bord dhe të gjithë anëtarëve të ekuipazhit. Nuk kemi ende informacion për arsyet e këtij incidenti. Na vjen keq shumë për shqetësimet që mund të ketë shkaktuar kjo rrethanë, të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga kompania ajrore dhe autoritetet kompetente”.

meksike kompani ajrore

Sondazh

Poll