Bota

Vriten dy policë në Bullgari, u përpoqën të ndalnin autobusin me 47 emigrantë

Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit.

25 Gusht 2022, 10:13 Nga F.M
Vriten dy policë në Bullgari, u përpoqën të ndalnin
Policia bullgare

BULLGARI- Dy oficerë policie bullgarë janë vrarë këtë të enjte pas përballjes me një autobus që kishte hyrë ilegalisht në vend me 47 emigrantë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00, në qytetin Burgas. Autobusi me emigrant, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur, nuk ka pranuar tu ndalojë dy pikave kontrolli nga policia kufitare.

Autobusi me targa turke kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë ndaluan makinën e tyre përpara tij. Autobusi përplasi automjetin e policisë dhe më pas u përplas me një stacion autobusi.

Më pas, të dy efektivët që ndodheshin brenda mjetit të policisë u qëlluan dhe u vranë. Të shtënat besohet se erdhë nga brenda autobusit me emigrantë, por nuk dihet nëse ka qëlluar drejtuesi i shoferit apo ndonjë nga emigrantët ilegalë.

Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit.

Bullgaria ka shërbyer për transportimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për në Evropë. Vetëm një numër i vogël i tyre planifikojnë të qëndrojnë aty, por shumë prej tyre zgjedhin ta përdorin Bullgarinë si një korridor tranziti në rrugën e tyre drejt perëndimit.

vriten dy police ne bullgari bullgari

Sondazh

Poll