Bota

FOTO- Futbollisti italian vret me çekiç ish-të dashurën 56-vjeçare

Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.

25 Gusht 2022, 10:18 Nga A.B
FOTO- Futbollisti italian vret me çekiç ish-të dashurën
 Xhovani Padovani dhe Alessandra Matteuzzi

ITALI- Futbollisti i kategorive të ulëta të futbollit italian dhe ish-model është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë ish-partneren e tij. Xhovani Padovani akuzohet se ka vrarë Alessandra Matteuzzi, 56-vjeç duke e goditur me çekiç.

Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari po e priste Sandrën jashtë shtëpisë së saj në periferi të Bolonjës. Ai mbërriti në orën 19:00 dhe qëndroi në stacion deri në orën 21:00 kur ajo u shfaq në derë dhe fillimisht i bërtiti, ndërsa më pas e goditi për vdekje dhe e la të pajetë në trotuar.

Ajo po fliste në telefon me mua. Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, rrëfeu motra e viktimës për mediat.

Me të mbërritur policia, Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.

I lindur në Senigallia (në provincën e Ankonës), Padovani ka patur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.

itali alessandra matteuzzi

Sondazh

Poll