Bota

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Joseph: Vuçiç krijon kriza dhe më pas shfaqet si zgjidhës problemesh

oseph thotë se “kriza” mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë me njohjen e kësaj të fundit.

25 Gusht 2022, 08:15 Nga A.B
Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Joseph: Vuçiç krijon
Edward P. Joseph

SHBA- Profesori amerikan Edward P. Joseph ka bërë disa komente për marrëdhniet mes Kosovës dhe Serbisë me afrimin e 1 shtatorit, datë kur pritet të hyjë në fuqi reciprociteti. Joseph thotë se “kriza” mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë me njohjen e kësaj të fundit. Ai përmendi Greqinë, që edhe pse nuk e njeh Kosovën, e megjithatë pranon targat RKS dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës.

DEKLARATA E JOSEPH

Me afrimin e afatit të targave/letërnjoftimeve të 1 shtatorit #Kosovë-#Serbi, disa perspektiva:

1/Kjo ‘krizë’ nuk ka të bëjë me njohjen e nënkuptuar të Kosovës. Në një intervistë në mars, kryenegociatori dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e pohoi këtë kategorikisht. Bislimi tha se “kjo [marrëveshje] nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën”.

2/Kosova tashmë mbledh të hyra doganore dhe ka “Menaxhimin e Kufijve”, pra pse kaq bujë e madhe? Rreth 90% e serbëve të Kosovës, në veri dhe në jug, posedojnë dokumente zyrtare të lëshuara nga Republika e Kosovës, sipas serbëve të Kosovës.

3/Greqia nuk e njeh Kosovën, e megjithatë pranon targat RKS dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Një provë më shumë se kjo nuk është një “krizë sovraniteti”.

4/Nëse shqetësimi është sigurimi i të drejtave të serbëve të Kosovës – fokusi i duhur – atëherë Vuçiq mund të udhëheqë rrugën që Kosova të anëtarësohet në KiE, duke u ofruar serbëve të Kosovës qasje në GJEDNJ. Kjo do të ndryshonte menjëherë marrëdhëniet.

5/Në vend të kësaj, Vuçiç po zbulon retorikën famëkeqe të kohës së luftës që i parapriu spastrimit etnik dhe gjenocidit në Bosnje.

6/Milan Radoicic dhe figura të tjera serbe të Kosovës janë informuar drejtpërdrejt nga ambasadori amerikan Hovenier se masat e reciprocitetit të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe legjitime. Hovenier u ka bërë apel palëve që të menaxhojnë dhe de-përshkallëzojnë situatën.

7/Kosova është e obliguar të zbatojë ‘Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe’, në përputhje me Kushtetutën e saj. Në vjeshtën e vitit 2020, paraardhësi i Kurtit, Avdullah Hoti, nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit dhe në një moment u pajtua që Asociacioni të vihet në rend dite.

8/Beogradi u përgjigj me kërcënime, ofendime dhe provokime, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Tani duke shërbyer si Ministër i Brendshëm, Vulin sapo ka takuar Lavrov dhe Patrushev në Moskë – në kundërshtim të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, të gjitha të ndezura nga Vuçiç.

9/Me pak fjalë: #VucicCharade vazhdon. Presidenti serb krijon një krizë dhe më pas paraqitet si ‘zgjidhës i problemeve’ dhe ‘partner i Perëndimit’. Dinamika e ngjashme në Bosnje me ‘përmbajtjen’ e Dodikut dhe mbështetjen e rreme të sovranitetit të BiH.

10/Kush e di? Ndoshta teatri i Vuçiqit do të çojë në një përparim. Në çdo rast, le të pranojmë tespianin e talentuar, Presidentin Vuçiq, i cili ka krijuar këtë krizë të rreme

edward p. joseph aleksander vucic

Sondazh

Poll