Bota

Ngrihet ura lëvizëse në SHBA, vdes 77-vjeçari, u shpërqëndrua nga kufjet dhe Ipad

 Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ura e lëvizshme që po kalonte filloi të ngrihej.

25 Gusht 2022, 08:53 Nga s.s
Ngrihet ura lëvizëse në SHBA, vdes 77-vjeçari, u
Ura Lëvizëse në SHBA

SHBA- Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ura e lëvizshme që po kalonte filloi të ngrihej. Richard Dujardin ishte në gjysmë të rrugës më 15 gusht, përtej urës në Milwaukee kur ajo filloi të ngrihej.

Dujardin ishte planifikuar të merrte një fluturim për në Rhode Island dhe të kthehej në shtëpi, por ai dhe gruaja e tij, Rose-Marie, donin të merrnin pjesë në meshën në një kishë aty pranë përpara se të niseshin, raporton WDJT-TV.

Gruaja e tij arriti të kalonte urën, por Dujardin nuk e kaloi dot për shkak se po ecte shumë ngadalë. Raporti i ekzaminuesit mjekësor të Qarkut Milwaukee thotë se burri ishte me kufje dhe po shikonte në iPad gjatë incidentit. Kur e kuptoi se ura kishte filluar të ngrihej, u përpoq të shkonte tek gruaja e tij, por nuk ia doli dot.

Ngrihet ura lëvizëse në SHBA, vdes 77-vjeçari, u
Richard Dujardin ishte në mes të urës në Milwaukee, SHBA, kur ajo nisi të ngrinte dy krahët.

Operatori që ngre urën ka pamje nga dy kamerat dhe është detyrë e tij të kontrollojë situatën përpara se të ngrejë urën, por akoma nuk është verifikuar se pse ai nuk e ka pikasur këmbësorin. Dujardin punonte si raportues fetar për Providence Journal për 47 vite dhe kishte gjashtë fëmijë.

shba ura levizese ure

Sondazh

Poll