Bota

Jill Biden rezulton për herë të dytë pozitive me COVID-19

Jill Biden ka rezultuar përsëri pozitive me Covid-19. Asaj i është rikthyer virusi, pasi kishte rezultuar fillimisht negative gjatë fundjavës.

25 Gusht 2022, 08:48 Nga s.s
Jill Biden rezulton për herë të dytë pozitive me COVID-19
Jill Biden

SHBA- Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden ka rezultuar sërish pozitive nga testimi për COVID-19. Jill i është rikthyer virusi, pasi kishte rezultuar fillimisht negative gjatë fundjavës. Presidenti Joe Biden, që po qëndron prej tre ditësh me bashkëshorten në shtëpinë e tyre të pushimit në Rehoboth, Dellauer, rezulton negativ, sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë.

Jill Biden rezultoi fillimisht pozitive më 15 gusht, kur së bashku me Biden po pushonin në Ishullin Kiawah, në Karolinën e Jugut. Ajo qëndroi e izoluar në qytetin bregdetar derisa mori dy rezultate negative nga testimi dhe iu lejua të takonte presidentin në Dellauer të dielën.

Zv.drejtorja e komunikimeve Kelsey Donohue tha: “Jill nuk ka përjetuar rishfaqje të simptomave, dhe do të qëndrojë në Dellauer, ku ka filluar sërish proçedurat e izolimit. Njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë ka bërë proçesin e gjurmimit të kontakteve të mundshme dhe ka njoftuar personat që kanë patur kontakt të afërt”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë të dyja vaksinat, si dhe të dyja dozat përforcuese të kompanisë Pfizer kundër COVID-19. Asaj i ishte dhënë ilaçi antiviral Paxlovid, që ka rezultuar shumë i efektshëm për të parandaluar sëmundjen e rëndë dhe vdekjen e personave më të rrezikuar nga COVID-19.  Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti konsiderohet kontakt i afërt dhe do të mbajë maskë “për 10 ditë në mjedise të brendshme dhe në afërsi të të tjerëve”.

jill biden joe biden covid-19 shtepia e bardhe

Sondazh

Poll