Bota

Apple prezanton 'iPhone 14', modeli i ri monitoron gjumin dhe fertilitetin

iPhone pritet të jetë i disponueshëm në shitje në shtator.

25 Gusht 2022, 08:03 Nga A.B
Apple prezanton 'iPhone 14', modeli i ri monitoron gjumin dhe
Iphone 14

SHBA- Më 7 shtator do të “zbulohet” iPhone-i i ri, me ndryshimin e dukshëm nga celularët e mëparshëm të kësaj teknologjie në kamera dhe ekran. iPhone 14 do të prezantohet në eventin vjetor të organizuar nga Apple.

Kompania pritet të nxjerrë në treg katër modele të reja iPhone 14. Pajisjet e reja do të kenë kamera të përmirësuara, ndërsa ekranet e reja në versionet e shtrenjta Pro do të jenë surprizë.

Apple prezanton 'iPhone 14', modeli i ri monitoron gjumin dhe

Modelet e reja të Apple Watch Series 8, do të përfshijnë një sensor të temperaturës së trupit që do të monitorojë gjumin dhe madje edhe fertilitetin. Këtë vit, softueri përfshin opsione të personalizuara për kyçjen e ekranit dhe aftësinë për të modifikuar ose zhbërë iMessages të dërguara.

Shitjet e iPhone gjenerojnë afërsisht 50% të totalit të shitjeve të gjigantit amerikan të teknologjisë.

iphone

Sondazh

Poll