Politike

Lobimi në SHBA, Meta: Në Amerikë dy njerëz kanë probleme ligjore, gruaja e Bilalit dhe ai i Muzinit

Po ashtu ai ka shtuar se në SHBA janë dy persona që kanë probleme me ligjin, të cilët janë Edi Rama, i cili lidhet me çështjet e lobimit në fushatën elektorale të ish-presidentit Barack Obama si dhe Lulzim Basha 

24 Gusht 2022, 19:53 Nga I.A
Lobimi në SHBA, Meta: Në Amerikë dy njerëz kanë
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me një padi të ish-deputetit Halit Valteri, që bën fjalë për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai e ka bërë në SHBA. Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka deklaruar se nëse do të kishte shqetësime në lidhje me këtë çështje do të kishte nisur hetimi në SHBA deri më tani. Po ashtu ai ka shtuar se në SHBA janë dy persona që kanë probleme me ligjin, të cilët janë Edi Rama, i cili lidhet me çështjet e lobimit në fushatën elektorale të ish-presidentit Barack Obama si dhe Lulzim Basha 

"Që ta kuptoni ju këtë gjë, po të kishte ndonjë shqetësim për këtë çështje, do të kishte nisur hetimi në Amerikë, nuk do të kishte ngelur këtu që ta nisnin këta teveçelët e Shqipërisë. E dyta; mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një marrëveshje ekstradimi edhe kur të kenë dëshirë, Ilir Meta shkon edhe atje, se ka më shumë shqiptar se këtu, sepse Ramoviçi po i largon shqiptarët që të sjellë ata Bangladeshasit që të punojnë arat e kanabisit.

Tjetra, në Amerika ka dy njerëz që kanë probleme ligjore. Është gruaja e Bilalit (Edi Rama) që ka shkelur ligjin amerikan që ka marrë në qafë edhe një njeri atje, që është në burg dhe e ka mbyllur atë çështje në bashkëpunim, pra ka pranuar Dhe e dyta është edhe ai i Muzinit (Lulzim Basha). Këta të dy janë me probleme në Amerikë. Nuk di të ketë ndonjë politikan tjetër me probleme’, tha Meta.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll