Politike

SPAK nis hetimet për Ilir Metën, Cakaj: Kraja i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Silva Cakaj deklaron se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive.

24 Gusht 2022, 14:49 Nga A.B
SPAK nis hetimet për Ilir Metën, Cakaj: Kraja i ka verifikuar
Silva Caka

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka publikuar një dokument të vjetër ku kreu i SPAK Arben Kraja ka firmosur si hetues. Caka, përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', pyet se: ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”. Ajo thekson më tej se Meta, duke iu referuar si Ilir Rexhep Metaj e ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive.

“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan Caka.

Çfarë ndodhi sot? (Lexo këtu)

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

silva caka spak nis hetimet per meten ilir meta

Sondazh

Poll