Politike

SPAK nis hetimet, Meta: Institucionet po përdoren nga Rama në mënyrë të shëmtuar

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

24 Gusht 2022, 19:26 Nga I.A
SPAK nis hetimet, Meta: Institucionet po përdoren nga Rama në
Ilir meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK. I ftuar në Syri Tv, Meta ka deklaruar se se Endri Fuga me porosi të kryeministrit Edi Rama, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim Erion Veliaj.

Shprehet herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, tani duke angazhuar SPAK-un. Fuga me porosi të Ramës përpiqet të largojë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake” tha Meta.

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

“Institucionet shtetërore kontrollohen nga Edi Rama, kryeministër në largim. Nuk dua t’ia di për çfarë po hetohem. Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është shumë e shëmtuar,” tha Meta.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll