Politike

"Tirana merr frymë lirisht", Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Bonus qiraje për familjet në shtëpi të palegalizuara

Balluku u shpreh se me anë të një VKM-je qeveria ka vendosur të sigurojë akomodimin edhe për banorët që jetojnë në shtëpi të palegalizuara duke i akomoduar ata fillimisht me një bonus qiraje për tre vite.

24 Gusht 2022, 16:04 Nga e.k
"Tirana merr frymë lirisht", Balluku inspekton punimet në
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e sotme ka inspektuar punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri.

Balluku u shpreh se me anë të një VKM-je qeveria ka vendosur të sigurojë akomodimin edhe për banorët që jetojnë në shtëpi të palegalizuara duke i akomoduar ata fillimisht me një bonus qiraje për tre vite.

"Është një zonë informale na është dashur ta bazojmë zgjidhjen proceduriale me një VKM. Ne tashmë nuk konsiderojmë për zgjidhje vetëm shtëpinë që kanë letra apo janë të legalizuara por edhe banesat e ndërtuara në zona të paligjshme por qytetarët kanë vite që jetojnë. Ne kemi gjetur një zgjidhje duke i akomoduar me një bonus qiraje për tre vite duke mbyllur një cikël për t’i dhënë mundësi Tiranës që të ketë një vepër të rëndësishme si Unaza e Madhe. Kjo është hera e parë që shteti merr akomodimin e personave në shtëpi të palegalizuara. Jo vetëm me bonus qiraje por edhe me shtëpi në pronësi të tyren”, tha Balluku.

Ndërkohë theksoi se sot qyteti merr frymë lirisht duke harruar trafikun që duhet të kaloje për t’u futur në Tiranë. 

“Sot qyteti merr frymë lirisht. Dikur duhet të qëndroje mbi dy orë për t’u futur në qytet. Sot e kemi harruar trafikun. Ky është një fakt që nuk e mohon dot askush. Zona e uzinës së autotraktorëve ka marrë zhvillim. Është bërë një punë e mirë nga Bashkia e Kamzës. Ju keni pasur 133 prona”, shtoi ajo.

belinda balluku

Sondazh

Poll