Politike

SPAK nis hetimet, Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, deri tani nuk jam thirrur

Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka deklaruar se në momentin që do të thirret nga SPAK do të shkojë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

24 Gusht 2022, 19:32 Nga I.A
SPAK nis hetimet, Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, deri tani nuk jam
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se deri më tani nuk është informuar nga SPAK në lidhje me hetimet që janë ngritur ndaj tij. Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka deklaruar se në momentin që do të thirret nga SPAK do të shkojë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Po ashtu ai ka theksuar se që prej 30 vitesh kur i është futur politikës ka qenë nën hetim. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Jeni njoftuar zyrtarisht?

Meta: Së pari ju e dini që nuk kam qenë bashkëpunëtor i regjimit të Kristaqit. Nuk më intereson se për çfarë hetojnë. Unë kam 30 vite që jam nën hetim që kur jam futur në politikë. Unë që në moshën 22-vjeçare kam qenë nën hetim. Më kanë kërcënuar që të largohesha nga Shqipëria. Përdorimi i drejtësisë, ka qenë dhe mbetet një sport. Jemi të dytët në botë për rryshfetin pas Zambias. Jemi pas Zimbabve për aferën e inceneratorëve.

Pyetje: Po ju hetojnë për atë që quhet si çështja e dosjes?

Meta: Unë nuk e di se çfarë hetojnë ata. Të hetojnë çfarë të kenë dëshirë. Unë jam këtu përballë jush, siç janë ata përballë regjimit të Ramoviçit. Ka kaluar në kohën shtesë. Kjo për shkak të opozitës së korruptuar. Janë përpëlitjet e fundit që duan të shkojnë në fund të detit me Ramaviçin. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Jam përballur gjithmonë. Ka një thirrje për mua, do shkoj dhe do ju përgjigjem. Kur të dalë do ju bëj të qartë pyetjet dhe përgjigjet që kanë bërë.

Pyetje: Jeni në dijeni?

Meta: Nuk kam asnjë dijeni dhe nuk kam asnjë interes.

Pyetje: Jeni thirrur për këtë çështje?

Meta: Nuk jam thirrur. Kolegët tuaj publikuar përpara zgjedhjeve listën me patronazhistët. SPAK-u në vend që të ndërmerrte iniciativa kundër atyre që keqpërdorën të dhënat e qytetarëve, vajti të merrej me LAPSI-n dhe kompjuterët e kolegëve tuaj. Nuk kemi çfarë të flasim për seriozitetin e këtyre institucioneve.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll