Politike

SPAK nis hetimet, Meta: Prokurorët në Shqipëri të zgjidhen nga populli, kështu do të ketë drejtësi

Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka shtuar se kjo gjë bëhet në SHBA, duke theksuar prokurorët e SPAK janë të gjithë të zgjedhur nga Rama.

24 Gusht 2022, 19:43 Nga I.A
SPAK nis hetimet, Meta: Prokurorët në Shqipëri të zgjidhen
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se e vetmja mënyrë që të ketë drejtësi në Shqipëri është që prokurorët të zgjidhen vetë nga populli. Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka shtuar se kjo gjë bëhet në SHBA, duke theksuar prokurorët e SPAK janë të gjithë të zgjedhur nga Rama. Po ashtu ai tha se përveç referendumit kjo është mënyra e duhur për drejtësinë. 

Meta: Tani ata duan të bëjnë lajme për Edi Ramën, le të bëjnë lajme për Edi Rama. Është mungesa e drejtësisë për shqiptarët, për ata qytetarë që janë aty, që u shkelën të drejtat e pronës dhe janë në një terror nga shteti i tyre. Prandaj një pjesë e mirë e shqiptarëve duan të ikin. Kjo që kthejnë institucionet kundër një ish-presidenti, një ish-drejtuesi të opozitës, mendoni se çfarë bëjnë me njerëzit e tjerë, me pronat e tyre. Jam këtu në Jalë dhe ka shumë qytetarë që më tregojnë se si po ua grabisin pronat. Tani ka ardhur momenti që përveç referendumit, ndoshta për çështjen e drejtësisë duhet ta bëjmë si në Amerikë që prokurorët t’i zgjedhim nga populli, se nuk ka si të hetojë SPAK-u se kur e dinë të gjithë prokurorët që Edi Rama ka përgjegjësinë kryesore për inceneratorët, këta nuk kanë si të merren me Agaçin. Paguhen trefishi i presidentit.

Jeni i gatshëm të hetoheni nga kjo drejtësi?

Meta: Unë s’kam asnjë iluzion se çfarë drejtësie është kjo. Nëse ata duan të çlirohen nga presioni i Edi Ramës që e ka thënë vetë se SPAK-u është një krijesë e PS, ajo është çështje e tyre. Por askush nuk duhet të përjashtohen nga hetimet. Duan të bëhen pjesë e lojërave politike, le të bëhen.

Kjo është hera e dytë që lakohet emri juaj…

Meta: Emri im është lakuar dhe do të lakohet për sa kohë do të jem në politikë.

ilir meta spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll