Politike

Kryemadhi publikon certifikatën e Metës: Partia e Lirisë ka vendosur të ndihmojë SPAK

Kryemadhi shkruan se PL ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un e për këtë i ka vendosur në dispozicion një certifikatë të Metës.

24 Gusht 2022, 19:05 Nga e.k
Kryemadhi publikon certifikatën e Metës: Partia e Lirisë ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e PL-së Ilir Meta pas denoncimit të bërë nga ish-deputetit Halit Valteri.

Kryemadhi shkruan se PL ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un e për këtë i ka vendosur në dispozicion një certifikatë të Metës.

"Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t'ju ndihmoj edhe për inceneratorët", shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll