Politike

Thirrja e Fidel Yllit për bastet, Braçe: Janë dhe mbeten biznes i krimit të organizuar, s’kanë lidhje me sportet

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ekonomia e basteve nuk ka bërë asgjë për sportet dhe se stadiumet apo shpërblimet janë ndërtuar e paguar në momentin që lojërat e fatit ishin shpallur të paligjshme.

24 Gusht 2022, 19:34 Nga F.M
Thirrja e Fidel Yllit për bastet, Braçe: Janë dhe mbeten biznes
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë kundër legalizimit të basteve e lojërave të fatti, kërkesë e bërë kjo nga Fidel Ylli, president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), në ceremoninë e nderimit të kampiones së Evropës, Luiza Gega. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ekonomia e basteve nuk ka bërë asgjë për sportet dhe se stadiumet apo shpërblimet janë ndërtuar e paguar në momentin që lojërat e fatit ishin shpallur të paligjshme. Braçe shton se bastet e lojërat e fatit ishin dhe vijojnë të mbeten biznese të krimit të organizuar.

“Luiza Gegen nuk e bene kampione te Evropes bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve! Stadiumin e pare, te dyte, te trete apo te katert, nuk i bene bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve! Shperblimet per sportistet kampione, nuk paguhen nga bastet, parate e basteve apo ekonomia e basteve! (Te gjitha stadiumet apo edhe shperblimet, u ndertuan apo u rriten e paguhen, kur bastet ishin shpallur te paligjshme). *Doja ta theksoja kete, sepse po behet banale qe pas çdo suksesi sportiv apo deshtimi po te tille, rriten tonet per te ligjeruar perseri bastet! Bastet e ligjshme ne kete vend, ishin biznes i krimit te organizuar; bastet ne te zeze sot, ne kete vend, jane biznes i krimit te organizuar; bastet edhe nese legalizohen perseri, do jene edhe biznes i krimit te organizuar. Perse? Sepse asnjehere nuk pati lufte ndaj krimit te organizuar qe kontrollon bastet, mban bastet, perfitojne nga ekonomia e basteve; Ato aksionet sporadike e te qellimta ndaj lokaleve neper lagje qe mbajne baste, jane “beteje” pa mend, kot, sa per sy e faqe; Nese duam lufte kunder ekonomise kriminale te basteve, duhet te sulmojme organizatat kriminale qe mbajne bastet, ekonomine e tyre. Legalizimi i basteve qe jane sot ne te zeze, nuk sjell para per sportin, por per ekonomine e krimit. Sporti pa asnje diskutim qe ka nevoje per para; por me shume ka nevoje per ekonomine e tij; deshtimi i cdo federate, cdo ekipi per te ndertuar kete ekonomi, nuk mund te kete zgjidhje ekonomine kriminale te basteve! Buxheti i shtetit aty eshte; pertej tij incentiva fiskale duhet te jene pjese e ekonomise se sportit-ekonomi reale, e ligjshme e paster, jo ekonomi qe ushqehet nga parate e organizatave kriminale qe mbajne bastet,”- shkruan Braçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Një ditë më parë, Ylli, i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Gegës, tha se bastet duhet të legalizohen e paratë e dala prej tyre duhet të shërbejnë për të ndërtuar stadium, fusha sporti e shpërblyer sportistet. Ylli i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i nxirrte nga nëntoka këto biznese që pavarësisht se janë në kundërshtim me ligjin, po ‘gëlojnë’.

erion braçe fidel ylli

Sondazh

Poll