Politike

VD-Rama: Pa Erdoganin s’do kishim vaksina, Kina e Rusia kanë shpëtuar jetë në Ballkan

Rama tha se BE-ja u mblodh në Bruksel dhe ndau vaksinat për vendet e unionit duke e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor.

24 Gusht 2022, 14:43 Nga F.M
VD-Rama: Pa Erdoganin s’do kishim vaksina, Kina e Rusia kanë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Turqia, Kina e Rusia janë vendet që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19. I pranishëm në samitin "Zgjimi Gjeopolitk i BE", Rama tha se BE-ja u mblodh në Bruksel dhe ndau vaksinat për vendet e unionit duke e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se për këtë arsye, qytetarët shqiptarë e jo vetëm, kanë hedhur syrtë nga vaksinat kineze e ruse e nga ndihma që ofroi Turqia. 

"Jemi në mes të Evropës, me shumë lidhje, me të gjithë televizionet, gjithkund, shohim se si në mes të pandemisë mblidhen e ndajnë vaksina, por nuk pyesin për këto gjashtë vende. Tha njeri jepni vaksina këtyre? Jo. Kur vjen puna, është Kina, Rusia e Turqia ajo që shpëton jetë në Ballkanin Perëndimor. Pa ndihmën e Presidentit të Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Mendoni për qytetarët në Gjermani që kanë pasur një udhëtim me 9 euro me transportin publik dhe tani janë zemëruar se kjo gjë nuk ndodh më. Kur flasim për Gjermaninë, imagjinoni se çfarë ndodh në një tjetër vend të Ballkanit Perëndimor. Ne mund të ecim shumë më shpejt për të ndryshuar natyrën e prodhimit të energjisë. Për këtë gjë kemi nevojë për Arabinë Saudite. Bëhen shumë çështje bashkë ndaj kjo gjë vjen me shumë rreziqe. Sa më të pasura të jenë vendet, aq më shumë hasim rezistencë. Kujtesa po zbehet, është nje brez që nuk ka parë kurrë luftë, nuk e di se përse ekziton Bashkimi Evropian, si vend që parandalon luftërat. Kemi një disavantazh të madh, Putini çan çdo ditë perden e informacionit në vendet tona. Liria e shtrirjes nuk është liria e fjalës. Liria e shtrirjes është bërë tërësisht e paprekshme, ndërsa ajo e fjalës, po bëhet gjithmonë e më e pafuqishme,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll