Politike

VD-Integrimi në BE, Rama: Bullgaria na ka marrë peng, po nxiten konflikte të reja

Sipas kryeministrit, kjo gjë sjell hapjen e konflikteve të reja. 

24 Gusht 2022, 14:42 Nga F.M
VD-Integrimi në BE, Rama: Bullgaria na ka marrë peng, po nxiten
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar sëriush një pengmarrje bllokimin e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. I pranishëm në Samitin "Zgjimi Gjeopolitik i BE-së", Rama tha se kur pretendimet historike ngrihen nga politikanët, nuk zgjidhet asnjë konflikt. Sipas kryeministrit, kjo gjë sjell hapjen e konflikteve të reja. 

"Një vend i NATO-s që na merr peng për disa çështje historike e BE shndërrohet në një katedër të pafuqishme, nuk kam asgjë ndaj pretendimeve historike, por kur pretendohen nga politikanët, nuk ka shanse të zgjidhet e vjetra. Ajo që ndodh është se lind një konflikt i ri. Sot ka një potencial të madh për tu trajtuar, të sjellim gjithkënd në tryezën e BE. Ne nuk jemi BE-ja, ne jemi Evropa, ne nuk kemi ‘B’-në dhe nuk e di kur do ta kemi, por ‘E’-në e kemi. Mos më pyet se çfarë ndjej sepse nuk do të të pëlqejë. Nuk është kohë e mirë për ndjenjat,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll