Politike

VD-Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: S’doli njeri tu thoshte, jepuni liri këtyre njerëzve

Ai krahasoi lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në kohën e pushtimit nga Serbia me atë sot.

24 Gusht 2022, 14:41 Nga F.M
VD-Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: S’doli njeri tu
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur çështjen e vizave të Kosovës. I pranishëm në Samitin "Zgjimi Gjeopolitik i BE-së", Rama tha se qytetarët e Kosovës kanë lëvizur lirshëm gjatë kohës që kanë qenë të pushtuar nga regjimi serb, ndryshe nga çfarë ndodh tani. Rama tha më tej se askush nuk del tu japë liri të lëvizjes qytetarëve të Kosovës. 

"Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithsme do të ndjeheshim mirë, por pot ë shohim detaje, paketat e saksioneve, është një mënyrë për të reaguar, por nuk është një veprim proaktiv që ndryshon gjëra që ekzitojnë dhe thërrasin për drejtësi. T’ju jap një shembull, Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha nga një regjim barbar. Nën regjimin barbar ata lëviznin lirshëm në BE, ndërsa me çlirimtarët janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në liri iknin kudo, punonin, ndërsa fëmijët nuk e bëjnë dot këtë gjë. Ç’është ky zgjidh kur ke Ballkanin Perëndimor në zemër të Evropës? Për të hyrë në Ballkanin Perëndimor duhet të hysh njëherë në BE, ndaj ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Ka pasur liberalizim vizash për miliona njerëz, nga ana tjetër ka tensione, jo Mitrovica e Mitrovica, por nuk del askush që të thotë, jepuni liri këtyre njerëzve të lëvizin. Shikoni Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll