Politike

SPAK merr nën hetim Metën, Halit Valteri: Kam besim se drejtësia do triumfojë

Valteri u shpreh se ka besim tek drejtësia e kërkoi që t'i lihej kohë SPAK në mënyrë që të kryejë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes. 

24 Gusht 2022, 13:33 Nga A.B
SPAK merr nën hetim Metën, Halit Valteri: Kam besim se drejtësia
Halit Valteri

TIRANË- Ish-deputeti Halit Valteri ka reaguar pas nisjes së hetimeve për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 'News24', Valteri u shpreh se ka besim tek drejtësia e kërkoi që t'i lihej kohë SPAK në mënyrë që të kryejë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes. 

'Të lëmë SPAK të kryejë hetimet, kam besim se drejtësia do triumfojë'- deklaron Valteri.

Çfarë ndodhi sot?

 Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

halit valteri spak nis hetimet per meten ilir meta

Sondazh

Poll