Aktualitet

Gjykata e Elbasanit lë në burg rusët e ukrainasin e arrestuar për spiunazh, dëshmia mbahet 'sekret hetimor'

Ajo që dihet është se ata kanë mohuar të kenë ardhur në Shqipëri me mision spiunimi dhe se janë shprehur se këtu i ka sjellë pasioni për udhëtimet.

24 Gusht 2022, 13:38 Nga F.M
Gjykata e Elbasanit lë në burg rusët e ukrainasin e arrestuar
Pajtime Fetahu

ELBASAN- Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec janë lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Pajime Fetahu. Dëshmitë e tre të huajve që akuzohen për spiunazh nuk bëhen publike për mediat pasi konsiderohen sekret hetimor. Ajo që dihet është se ata kanë mohuar të kenë ardhur në Shqipëri me mision spiunimi dhe se janë shprehur se këtu i ka sjellë pasioni për udhëtimet.

Të tre u vunë në pranga mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

mikhail zorin svetlana timofeeva fiodor mihailoviç ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll