Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Poshnje-Berat, traktori përplaset me furgonin

Policia informon se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

24 Gusht 2022, 13:26 Nga A.B
Aksident në aksin rrugor Poshnje-Berat, traktori përplaset me furgonin
Aksident

BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor 'Poshnje-Berat'. Një traktor është përplasur me një furgon. Policia informon se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Agjentët verifikues të Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:00, në fshatin Poshnje, në aksin rrugor “Poshnje – Berat”, shtetasi G. R., 72 vjeç, duke drejtuar një automjet (traktor) është përplasur me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin Q. A., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Agjentët verifikues të Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative.

aksident ne berat

Sondazh

Poll