Aktualitet

FOTO- Përplaset nga kamioni, vdes 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Aksidenti ka ndodhur në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania - Sithonia

24 Gusht 2022, 13:04 Nga A.B
FOTO- Përplaset nga kamioni, vdes 29-vjeçari shqiptar në Greqi
Policia

GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një kamion. Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania - Sithonia, kur makina e 29-vjeçarit shqiptar u përplas me një kamion të drejtuar nga një 48-vjeçar.

Në vendngjarje mbërriti autoambulanca e EKAB -it, e cila ka transportuar 29-vjeçarin në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku kanë konstatuar vdekjen e tij.

FOTO- Përplaset nga kamioni, vdes 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros për këtë aksident.

vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll