Aktualitet

I vëllai plagosi të riun, arrestohet Aurel Ostreni, si i mori një personi 5 mijë euro: Do të të blej makinë

Aurel Ostreni është vëllai i Albert Ostrenit, 49-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë.

24 Gusht 2022, 13:17 Nga F.M
I vëllai plagosi të riun, arrestohet Aurel Ostreni, si i mori një
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 48-vjeçar, i identifikuar si Aurel Ostreni, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se Ostreni, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një person tjetër, me pretendimin se do t'i blinte atij një automjet. 

Aurel Ostreni është vëllai i Albert Ostrenit, 49-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë. Albert Ostreni qëlloi me plumb në qafë Renaldo Mejdanin pas një sherri të nisur për motive të dobëta. 

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Cheater", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t'i blinte atij një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aurel ostreni albert ostreni

Sondazh

Poll