Aktualitet

E RËNDË në Fier/ 72-vjeçari ngacmon seksualisht 2 të miturat, prindërit alarmohen, denoncojnë në polici

Ngacmohen seksualisht dy të mitura në Fier nga një 72-vjeçar.

23 Gusht 2022, 10:39 Nga A.B
E RËNDË në Fier/ 72-vjeçari ngacmon seksualisht 2 të
Policia

FIER- Një 72-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Policia informon se kanë qënë prindërit e dy vajzave të mitura ato të cilët kanë denoncuar në polici se i moshuari me inicialet V.SH, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar të miturat. Policia ka kryer ndalimin e të moshuarit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tyre”

fier ngacmim seksual ne fier

Sondazh

Poll