Aktualitet

25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë, shpallet në kërkim administratori i restorantit në Linzë

25-vjeçarja E.T vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

23 Gusht 2022, 09:43 Nga A.B
25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë, shpallet
Mbytje

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim administratorin e resortit ku desh u mbyt 25-vjeçarja. Ai do të akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji. 25-vjeçarja E.T vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

E reja ishte duke u larë në pishinë bashkë me mikun e saj, aty ku rrezikoi mbytjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë (shtetasja E. T.), e cila pas ndërhyrjes së Policisë, u kontatua në gjendje të rëndë dhe u transportua në spital, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.

rrezikon mbytjen 25-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll