Aktualitet

VIDEO- U fsheh për 6 ditë pasi kreu vrasjen në Elbasan, ky është momenti i arrestimit të autorit 18-vjeçar

I riu ishte në arrati prej 6 ditësh dhe mendohej se ishte duke bërë gati planin për t'u arratisur nga Shqipëria.

23 Gusht 2022, 09:40 Nga A.B
VIDEO- U fsheh për 6 ditë pasi kreu vrasjen në Elbasan, ky
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Ky është momenti kur arrestohet Horgito Peqini, 18-vjeçari i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Madrit Ulqinaku në Elbasan. I riu ishte në arrati prej 6 ditësh dhe mendohej se ishte duke bërë gati planin për t'u arratisur nga Shqipëria.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipour në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. 

 

madrit ulqinaku horgito peqini

Sondazh

Poll