Aktualitet

VIDEO- Tregtari u qëllua me 2 plumba pranë biznesit ku punonte, pamjet nga vendi i ngjarjes në Laç

Tashmë janë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes

23 Gusht 2022, 09:53 Nga A.B
VIDEO- Tregtari u qëllua me 2 plumba pranë biznesit ku punonte, pamjet
Biznesi

KURBIN- Ky është biznesi ku punonte çdo ditë Besim Zeneli. Rreth orës 00:25, teksa 60-vjeçari ishte duke mbyllur dyqanin e fruta perimeve që ndodhet në autostradën Tiranë-Lezhë, pranë Thumanës, u qëllua me armë zjarri.

Për pasojë, Zeneli mori dy plumba, të cilat i shkaktuan plagë në trup. Ai tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Tashmë janë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

plagosje ne lac besim zeneli

Sondazh

Poll