Aktualitet

FOTOT/ Ministrja Kushi vesh dorezat e boksit dhe pret Florian Markun

Në një prej tyre, shihet se ministrja e Arsimit ka pozuar sikur po grushton Markun.

23 Gusht 2022, 10:37 Nga F.M
FOTOT/ Ministrja Kushi vesh dorezat e boksit dhe pret Florian Markun
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka pritur sot në një takim boksierin Florian Marku vetëm dy ditë para ndeshjes me meksikanin Miguel Parra Ramirez. Në disa foto që ka poublikuar në rrjetet sociale, Kushi shihet që i ka veshur ajo dorezat e boksit para takimit me Markun. Në një prej tyre, shihet se ministrja e Arsimit ka pozuar sikur po grushton Markun.

"Me kënaqësi të veçantë mirëprita në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez,”- shkruan Kushi.

Florian Marku përballet me meksikanin në sifdën e 25 gushtit që pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.  

florian marku evis kushi

Sondazh

Poll