Aktualitet

Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve në Fier/ Dorëhiqet drejtori, emërohet Ervin Bushi

Ervin Bushi, ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.

23 Gusht 2022, 09:52 Nga A.B
Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve në Fier/ Dorëhiqet
Arjan Hasani

FIER-Ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Drejtori i burgut te Fierit, Arjan Hasani ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet ende arsyeja se përse Hasani ka kërkuar largimin nga ky pozicion por shumë shpejt është kryer dhe emërimi i pasardhësit të tij.

Ervin Bushi është emëruar Drejtor i ri në Burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë vendosur të ndryshojnë drejtues, duke emëruar Bushin në pozicionin drejtues.

Ish-drejtori i mëparshëm Arjan Hasani është caktuar në një detyrë të re. Ervin Bushi, ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.

burgu i fierit fier ervin bushi arjan hasani

Sondazh

Poll