Aktualitet

VIDEO- Rrezikohet jeta e qytetarëve në Tiranë edhe në vijat e bardha, Policia publikon pamjet

Drejtuesit e mjeteve në Tiranë nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

23 Gusht 2022, 09:53 Nga A.B
VIDEO- Rrezikohet jeta e qytetarëve në Tiranë edhe në vijat
Rruga

TIRANË- Në videon më poshtë, shfaqen disa momente nga drejtues të ndryshëm mjetesh të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve. E gjithë kjo ndodh në vijat e bardha dhe disa prej rasteve të shfaqura, mund të kishte marrë jetë njerëzish. Policia ka ndëshkuar me gjobë këta drejtues të paduruar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet ndaj përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor

vijat e bardha tirane

Sondazh

Poll