Aktualitet

Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Gjendet arma e autorit, 18-vjeçari e kishte hedhur në lumin Shkumbin

Policia ka gjetur në lumin Shkumbin armën e zjarrit pistoletë e cila dyshohet se u përdor nga 18-vjeçari Horgito Peqini pak ditë më parë për të vrarë 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku në Elbasan.

23 Gusht 2022, 09:04 Nga A.B
Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Gjendet arma e autorit, 18-vjeçari e kishte
Madrit Ulqinaku dhe Horgito Peqini

ELBASAN- Policia ka gjetur armën e vrasjes së Madrit Ulqinakut. Autori i dyshuar, Horgito Peqini, i cili u arrestua ditën e djeshme e kishte hedhur atë në lumin Shkumbin. Policia bën të ditur se kanë gjetur armën me 6 fishekë në të. Ndaj Peqinit dhe Klaudjan Safullit, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Policia pas shumë kërkimesh, gjen në lumin Shkumbin, armën e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari M. U. Gjatë mbrëmjes së djeshme u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe bashkëpunëtori i tij. Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, si dhe në bazë të provave të grumbulluara nga puna e mirëfilltë hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së datës 17 gusht, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari M. U. Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Peqini u arrestua ditën e djeshme bashkë me 33-vjeçarin e shpallur në kërkim gjithashtu për të njëjtin krim, Klaudjan Sallufi. Ai ishte strehuar në periferi të Elbasanit dhe kishte bërë gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pas krimit që kreu pesë ditë më parë. 

Si ndodhi vrasja?

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipour në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. 

madrit ulqinaku horgito peqini

Sondazh

Poll