Politike

VD-Hyrja në uzinë nga turistët/ Peleshi: Nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare! U thye rregullorja

Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.

22 Gusht 2022, 14:18 Nga e.k
VD-Hyrja në uzinë nga turistët/ Peleshi: Nuk kemi të
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit u shpreh se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare por vetëm me shkelje rregulloreje. 

Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.

 Niko PeleshiSë pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte. Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona  jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll