Politike

VIDEO- Projekt në Durrës, Rama: Do ndërtohet një park i madh urban për fëmijë e të rritur

Projekt i ri nga Qeveria. Në lagjen numër 18 në Durrës do të ndërtohet një park lojërash.

22 Gusht 2022, 08:49 Nga A.B
VIDEO- Projekt në Durrës, Rama: Do ndërtohet një park i madh
Edi Rama dhe projekti

TIRANË- Një park i ri do të ndërtohet në Durrës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë publike dhe videon e këtij projekti të ri. Sipas kreut të qeverisë, parku do të jetë i madh dhe do të shërbejë për fëmijë e të rritur. Ai do të ngrihet në lagjen numër 18 de do të jetë pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, "DUA TË LUAJ".

'MIRËMËNGJES dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, "DUA TË LUAJ", ju uroj një javë të mbarë'- shkruan Rama në 'Facebook'. 

edi rama park ne durres

Sondazh

Poll