Politike

Sulmi në Gramsh, Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka kritikuar mënyrën se si mediat e kanë përcjellë lajmin te qytetarët.

21 Gusht 2022, 20:13 Nga I.A
Sulmi në Gramsh, Rama: Institucionet kanë funksionuar siç
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit mbrëmjen e djeshme. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka kritikuar mënyrën se si mediat e kanë përcjellë lajmin te qytetarët. Po ashtu ai ka deklaruar se institucionet shqiptare të sigurisë kanë funksionuar siç duhet.

Postimi i Ramës:

Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

edi rama ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll