Politike

Sulmi në Gramsh, Boçi: Berisha kërkoi heqjen e vizave për rusët, Rama hapi çdo pikë hyrëse për ta

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi ka postuar një video të Berishës, që ka kërkuar anulimin e vizave për rusët.

21 Gusht 2022, 19:34 Nga I.A
Sulmi në Gramsh, Boçi: Berisha kërkoi heqjen e vizave për
Luciano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka reaguar në lidhje sulmin në uzinën e Gramshit. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi ka postuar një video të Berishës, që ka kërkuar anulimin e vizave për rusët. Boçi po ashtu shkruan se Rama e ka refuzuar këtë kërkesë, madje dhe ka hapur çdo pikë hyrëse për rusët. Po ashtu ai ka shkruar se Rama është një rrezik për Shqipërinë. 

Postimi i Plotë: 

Sali Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët. Kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar! Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon. Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë. Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë! E kujt është përgjegjëdia në këtë rast Rama është rrezik për Shqipërinë!

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll