Sport

VIDEO/ Shmanget konflikti fizik. Mario Hermoso përballet me ultrasit e Atletikos... nga tribuna hidhen shishe uji ndaj tij!

Qendërmbrojtësi, pasi mori ofendime nga disa tifozë radikalë dhe humbi durimin dhe kërkoi të konfrontohej me ta… Ndërhyjnë forcat e sigurisë dhe ato të policisë

22 Gusht 2022, 12:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Shmanget konflikti fizik. Mario Hermoso përballet me ultrasit e

SPANJE - Fund shumë i nxehtë në ‘Cívitas Metropolitano’. Festa kur Gerard Moreno nxorri gjuhën në një nga kamerat televizive (kushtuar vajzave të tij siç shpjegoi ai në mikrofonat e DAZN) shkaktoi një sherr të madh mes futbollistëve të të dy skuadrave.

Por puna nuk mbaroi me kaq, në atë fund të stadiumit ‘bardhekuq’. Në mbarim të ndeshjes, lojtarët zëvendësues ose ata që luajtën vetëm disa minuta, po bënin disa ushtrime aktivizimi fizik në atë zonë të fushës, kur Mario Hermoso u rebelua kundër disa fyerjeve nga tifozët ndaj Antoine Griezmann, siç raportohet nga Ainhoa.

Qendërmbrojtësi i 'bardhekuqve' u përball me tifozët më radikalë të 'Frente Atleti', të cilët i kujtuan atij të kaluarën te Real Madrid. Reagimi i tij ishte një tentativë e tij, duke dashur të ngjitej në tribuna për t'u përballur me ta. Kjo e nxehu atmosferën edhe më shumë.

Disa anëtarë të stafit stërvitor u përpoqën ta ndalonin, por Hermoso arriti të hidhte në billbordin e parë për të kërkuar të takonte ultrasit. Në atë moment, i kanë rënë nja dy shishe që nuk e kanë prekur, siç shihet edhe në një video të postuar në rrjetet sociale. Gjithsesi, forcat e sigurimit të stadiumit dhe agjentët e policisë të pranishëm aty kanë penguar që çështja të përshkallëzohet, duke e ndaluar lojtarin dhe duke e bindur të rikthehet në fushën e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll